E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Festat e fundvitit, Rama: Sot, 4530 pasagjerë në Durrës; Numri i vizitorëve në rritje

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Në prag të festave të fundvitit, në Portin e Durrësit numri i pasagjerëve sa vjen e rritet.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale pamje nga fluksi i shtuar i pasagjerëve që hyjnë në Portin e Durrësit që është dhe më i madhi në vendin tonë, falë dhe investimeve që janë realizuar në infrastrukturë, për lehtësimin e shërbimit të qytetarëve.

“Porti i Durrësit sot, teksa numri i vizitorëve vijon të rritet me afrimin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, falë edhe dëshirës së madhe të gjithnjë e më shumë shqiptarëve jashtë vendit që çdo pushim ta kalojnë në Shqipërinë e Rilindur”, shkroi Rama.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›