E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, nis fluksi i emigrantëve në Kakavijë

KAKAVIJË- Afrimi i festave të fundvitit po sjell në atdhe shumë emigrantë që jetojnë e punojnë në Greqi. Sipas burimeve të policisë doganore në Kakavijë, mëngjesin e sotëm nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare Kakavije kanë hyrë; 3100 shtetas si dhe 650 automjete, si dhe kanë dalë 550 shtetas dhe 200 automjete:

Ndërkohë që dje hynë përmes kësaj pike kufitare, 6580 shtetas dhe 1630 automjete.
Nga pala shqiptare në hyrje punohet me 5 sportele dhe kjo në varësi të fluksi, ku në rast shtimi të fluksit do shtohen edhe sportelet si dhe në dalje me 3 sportele.

Nga pala greke punohet me 2 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, pasi pala greke gjatë hyrjes së emigrantëve për në Shqipëri nuk aplikon procedura kontrolli të njëjta si ato që aplikon gjatë hyrjes së emigrantëve për në shtetin Grek.

Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit ka hartuar planin e masave për përballimin e fluksit të emigrantëve që do tyë kthehen në atdhe për festat e fundvitit. Rritja e sigurisë në rrugë, parandalimi i aksidenteve, rritja e masave në drejtim të goditjes së trafiqeve të paligjshme, që mund të zhvillohen në pikat e kalimit apo në kufirin e gjelbër duke përfituar nga fluksi i emigrantëve janë pikat kryesore në të cilat mbështetet ky plan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›