Festë në Beograd pas fitores së Listës Studentore, mijëra qytetarë dalin në rrugë
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi është pritur me festime në qendër të Beogradit, ku qindra qytetarë janë mbledhur në rrugë, kanë ndezur flakadanë dhe kanë brohoritur, ndërsa në sfond dëgjohen boritë e automjeteve.

Atmosfera festive është përhapur edhe në shtabin e Listës Studentore “Studentët fitojnë”, ku kandidatët dhe studentët kanë kënduar dhe brohoritur për fitoren.
“Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Illija Srdanoviq, i pari në listën studentore.
Ndërkohë, nga kampi “Çacilend”, ku ishin vendosur persona kryesisht të veshur me të zeza, kanë nisur të largohen të pranishmit.

Festimet vijnë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pranoi se lista e mbështetur nga studentët ka fituar zgjedhjet, sipas vlerësimeve paraprake, dhe mund të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate në Kuvendin e Serbisë.