E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festime ne Vlore per 98 vjetorin e shpalljes se pavaresise

Ne Vlore u zhvilluan festime per 98 vjetorin e shpalljes se Pavaressie se Shqiperise. Autoritete vendore dhe qendrore qytetare te Vlores dhe qindra shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia nderuan patriotet shqiptare qe shpallen themelimin e shtetit shqiptar.

Nen nje diell te ngrohte dhe ne nje atmosfere kuq e zi te flamujve kombetare shqiptare ne Vlore u zhvilluan sot festime per 98 vjetorin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise.

Autoritete vendore dhe qendrore perfaqesues te komuniteteve fetare dhe qindra qytetare te ardhur nga viset shqiptare te Maqedonise dhe nga Kosova shprehen nderimin e thelle per vepren e patrioteve shqiptare. Ne nje ceremoni te zhvilluar ne Sheshin e Flamurit ku ngrihet edhe Monumenti i Pavaresise Kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika vleresoi lart aktin e Ismail Qemalit dhe burrave te tjere te shquar te kombit shqiptar.

Zoti Gjika tha se per te gjithe shqiptaret 28 nentori eshte dita e krenarise se tyre te pakufishme kombetare kudo ku ata ndodhen. Gjate festimeve u shenuan edhe raste simbolike nga grupe te rinjsh te cilet percollen mesazhet e krenarise se larte kombetare.

Ne festimet e sotme ne Vlore moren pjese edhe qindra qyetare nga viset e e tjera shqiptare duke ndare me qytetaret vlonjae nderimin per kete dite te shenuar dhe mesazhin e vellazerimit te shqiptareve kudo ku ata jane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›