E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Kremtohet festa e flamurit kombetar shqiptar

Prej kohesh nuk mbahet mend nje game kaq e gjere e manifestimeve me rastin e 28 nentorit dites se pavaresise se Shqiperise qe ne Kosove kremtohet si feste e flamurit kombetar shqiptar. Autoritetet edhe zyrtarisht Aeroportit Nderkombetar te Prishtines i vune emrin Adem Jashari ne nderim te njeriut qe shqiptaret e Kosoves e njohin si komandant legjendar te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves. 28 nentori shenon edhe ditelindjen e tij si dhe pervjetorin e shfaqjes se pare publike te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves.

Emerimi pasoi nje vendim te pak diteve me pare te qeverise ne doreheqje e cila vendosi po ashtu qe autostrada qe lidhe Kosoven me Shqiperine te kete emrin e presidentit te ndjere te Kosoves Ibrahim Rugova.

Komuna e Prishtines ka organizuar nje program kulturor e artistik ndersa Rrjeti i Organizatave Shqiptare ne Kosove ka stolisur Prishtinen me flamuj te panumert kombetar shqiptar si dhe ka organizuar konferencen me temen Shqiptaret ne shekullin e 21-te.

Akademik Esat Stavileci tha ne punimet e kesaj konference se shqiptareve ende u mungon nje sic u shpreh ai kuvendim i hapur mbareshqiptare.

Projektimi i qarte i se ardhmes qe kerkon ndoshta qe shqiptaret ta rishkruajne historine e vet sepse ajo pjeserisht ende mbahet e shfryer ne historine e shteteve qe kishin sunduar ne trojet e tij ose historine e marredhenieve me popujt fqinje. Shqiptaret do te duhej ti ktheheshin historise perpara jo per te harruar ate por per te mos e shijuar te hidhuren te saj. Shqiptaret ne shekullin e 21 ndoshta me se miri eshte qe te kerkojne te mos u perseritet e kaluara e shekullit 20 tha akademik Stavileci.

Ndersa filozofi nga Tirana Elvis Hoxha vuri theksin ne kunderthenien qe ekziston ndermjet kremtimeve ne Kosove dhe simboleve te vendosura nga autoritetet.

Me ne fund ne shekullin e 21-te qenia shqiptare feston ilegalisht 28 Nentorin. Ajo qe me mahnit ne Kosove dhe duke pritur nga Kosova me habit fakti qe populli i Kosoves justifikon pa fund qe qeveria e Kosoves thote ate qe populli i Kosoves ate nuk e do tha zoti Hoxha.

Ne Maj te vitit 2008 pak muaj pas shpalljes se pavaresise parlamenti i Kosoves miratoi ligjin e diskutueshem mbi festat zyrtare te Republikes qe perfshine kremtimin e 28 nentorit si dite te shqiptareve duke e radhitur ate ne mes te festave perkujtimore por jo edhe zyrtare shteterore. Per dallim nga viti i kaluar sivjet festa e flamurit po shenohet me veprimtari te shumta kulturore te organizuara nga institucionet por edhe organizatat e forcat politike qe nuk pajtohen me lenien e saj jashte kalendarit te festave shteterore te Kosoves.

Kesaj radhe edhe institucionet ne doreheqje edhe partite politike por edhe organizata te tjera jane perfshire ne organizime te shumta te kremtimeve. Per nje pjese te vezhguesve nje numer manifestimesh kane te bejne me shume me fushaten per zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›