Festival i Kanës,grabiten bizhu me vlerën 1 milionë dollarë
Një super grabitje ka ndodhur në Festivalin e Kanës në Francë.Në ditët e njërit prej eventeve më të rëndësishme të botës së kinemasë janë grabitur të paktën 1 milionë dollar bizhuteri.
Policia ka thënë se grabitja ka ndodhur në hotelin e një punonjësi të prodhimit të bizhuterive,Chopard.
Bizhutë ishin të gjitha të projektuara për tu vendosur nga aktorët dhe artistët e tjerë të famshëm pjesmarrës në festivalin e Kanës.
Ato janë zhdukur nga hoteli ku ishin stresuar,ndërsa policia franceze ka nisur menjëherë hetimet duke marrë seriozisht në pyetje punonjësin Chopard që i ishte besuar sasia e konsiderueshme e sendeve me vlerë.
Organizatorët nxituan të sigurojnë publikun se Palma e Artë që do të dorëzohet më 26 maj,është në duar të sigurta.
Në bashkëpunim me organizatorët e festivalit të filmit,Chopard përveç bizhuterive të huazuara për të famëshmit që duan të duken sa më bukur,përgatiti edhe Palmat e Arta,trofe që i dorëzohen filmave që nderohen me çmim gjatë konkurimit në festival,”Globionline”. P.K