E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania, kombi që u është gjendur pranë në ditë të vështira shqiptarëve

Pandeli Majko-Toni Bler

Pandeli Majko-Toni Bler

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko ka kujtuar vizitën e homologut të tij britanik 10 vjet më parë, Toni Bler, gjatë luftës së Kosovës. Duke shprehur mirënjohjen për Bler, Majko shprehet se britanikët janë gjendur në krah të shqiptarëve në momentet më të vështira.

Nesër në datën 18 maj është përvjetori i vizitës së parë të kryeministrit të Britanisë së Madhe në Shqipëri të zhvilluar në vitin 1999-të. Kryeministri Toni Bler do të ishte britaniku që do të ndërhynte në momentin më delikat të historisë europiane për fatin e shqiptarëve në Ballkan gjatë Luftës së Kosovës.

I qeshur dhe pa formalitete, pas pritjes zyrtare kryeministri Bler ndryshoi veshjen duke hequr kostumin. U vesh sportiv, me bluzë të kuqe dhe pantallona xhins të zeza, dhe duke respektuar në detaje, edhe në paraqitje, simbolin kuq e zi të shqiptarëve.

Në fotografi jemi në konferencën e shtypit pas vizitës në kampin më të madh të refugjatëve ne Shqipëri (me 10 000 vetë) në Elbasan të ndërtuar nga qeveria mike turke.

Britanikët nuk e shprehin dashurinë me fjalë. Ajo është rrjedhojë e fakteve. Fjala është një komoditet që britanikët nuk e kanë përdorur për kombin shqiptar. Ata, habitshëm, janë shfaqur në ditë të vështira në krah të shqiptarëve, padyshim të ftohtë në veprim dhe qëllim si prodhuesit e mëdhenj të historisë njerëzore. Pastaj, janë larguar në mjegullën tipike e cila i karakterizon për të mos ja u parë përmasat…pa kërkuar asgjë si shpërblim. Britanikët janë një kuptim i ri i fjalës mik për shqiptarët. Toni Bler është pjesa më e dallueshme e saj. Sigurisht, shprehet Majko.

Bler pritet që të bashkëpunojë me socialistët gjatë qeverisjes së tyre, në rast se ata vijnë në pushtet më 23 qershor./b.l

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›