E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Festivali Ballkanik i Filmit, Odeoni i Pogradecit një ekran i madh

Ka nisur në Pogradec edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Filmit. Këtë vit ka pasur prurje të mëdha për konkurrim por juria ka sjellë në këtë festival vetëm 80 të tillë.

Eno Milkani, drejtori i festivalit thotë se një pjesë e mirë e filmave konkurrues janë filma eksperimentalë.

E veçanta e këtij viti është se gjatë ditëve të këtij festivali në Odeonin e qytetit do të shfaqen filmat e restauruar shqiptarë.

Anëtarët e jurisë ndërkombëtare të këtij festivali thanë se prurjet e bëjnë më interesante këtë ngjarje.

“Unë kam 10 vite që e ndjek festivalin ballkanik të filmit, i cili është tejet i pasur me produkte fantastike, mendoj që është shumë interesante promovimi I këtyre filmave në Francë, që është vendi ku unë vij por dhe shtetet e tjera absolutisht. Mënyra se si ndërtohen këto filma dhe transmetojnë emocione, disa herë me heshtje, disa herë me muzikë, qoftë dhe aktorët me atë çka shfaqin, I bën këto filma shumë interesante“,, tha Emilie Richelle, anëtare e jurisë.

Në natën e pare të këtij festivali është shfaqur dokumentari “Legjendat e Gjolit” bazuar në dorëshkrimet e publicistit të njohur Fatos Baxhaku, realizuar nga Eno Milkani dhe Gerta Qurku.

Gazetar: LLazi Saro

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›