E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Festivali Folklorik i Gjirokastrës, kujtimet e korifeut të polifonisë Golik Jaupi

Ishte vetëm 22 vjeç kur u ngjit në skenën e madhe të Festivalit Foklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

Emocionet ishin të papërshkrueshme, por ngrohtësia dhe duartrokitjet e publikut i dhanë forcë për ta çuar këngën deri në fund. Kështu e nis tregimin e tij korifeu i grupit polifonik të Bënçës, “Mjeshtri i Madh”, Golik Jaupi.

Në një intervistë për RTSH- në ai sjellë kujtime, por edhe pengje për këtë pasuri të kulturës sonë popullore.

Me zërin e tij brilant, të fuqishëm, të bukur e melodioz, Golik Jaupi bëri për vete jo vetem labërinë por të gjitha trevat shqiptare.

Ai do të jetë pjesë e këtij festivali bashkë me grupin popullor të Bënçës.

Gazetar: S. Spaho

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›