E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali Ballkanik i Filmit dhe i Kulinarise ne Pogradec

Kinematografia dhe kulinaria së bashku në një festival.  
Pa lidhje ne pamje te pare, por organizatorët e festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë, i sjellin të dyja së bashku në qytetin e Pogradecit. 
Rregjisorë, skenaristë dhe aktorë ballkanas do të prezantojnë kinematë e vendeve të tyre, në më tepër se 60 filma, të zhanreve të ndryshme. 
Së bashku do të shijojnë gatimet tradicionale të zones prej nga vijnë. 
Kinemaja kosovare do të prezantohet në këtë festival me 10 filma,që për regjisorin Naser Shaholli,janë përzgjedhur me mjaft kujdes.
Për aktoren Margarita Xhepa, aktiviteti sjell prurje pozitive në fushën e kinematografisë,ndërsa e cilëson një gjetje interesante,përfshirjen në të edhe të kulinarisë.
Festivali ballkanik i filmit dhe kulinarisë ,thotë organizatori Eno Milkani, i ka tejkaluar kufijtë konvencionalë, duke bashkuar dhe  vënë përballë vlerat më të mira të kinemasë ballkanike.
Festivali ballkanik i filmit dhe kulinarisë, synohet të kthehet në një traditë të përvitshme,duke promovuar njëherazi edhe resurset turistike të qytetit të Pogradecit. 
Ndryshe nga dy edicionet e tjera, këtë vit, është rritur ndjeshën numri i pjesmarrësve ,por edhe cilësia e filmave që kanë sjellë për prezantim, të cilët fokusojnë tematika të larmishme, ku mbizotërojnë ato historike dhe sociale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›