E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet e diteve te fundit Durresit policia blindon qytetin bregdetar

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë në bashkpunim me policinë lokale po ndërmarrin një operacion në rrugët e qytetit bregdetare të Durrësit. 

Kontrollet kanë nisur për kapjen e personave në kerkim si dhe për arrestimin e autorëve të dyshuar për  tre vrasjet e ndodhura në harkun kohor të pak ditëve atë të vrasjes së Lulëzim Sherës, Elvin Kërtallit e Plaurent Canit. 

Aksioni është përqëndruar  në zonën e plazhit e Shkozetit si dhe në qytetin e Krujës e Fushë Krujës. Në orët e vona të mbrëmjës së martë u  bllokuan 3 automjete dhe u shoqëruar në komisariat 10 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 

Edhe ditët në vijim do të ketë kontrolle të plota në të gjithë territorin e Durrësit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›