E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i 50-te zbulonsurprizat e te ftuarve

TIRANE- Nisin provat e kengetareve per edicionin e 50 -te festivalit te kenges ne RTSH. Pas ditesh te tera pergatitjesh ne sallen e provave te RTSH-se konkurrentet u ngjiten ne skenen e pergatitur prej skenografit Bashkim Zahaj.

Nje skene teper moderne e mbeshtetur ne lojen e dritave. Kesaj skene madheshtore do ti shtohet dhe interpretimi 100 live nga kengetaret si dhe nga orkestra e banda muzikore. Nuk do te kemi me baza orkestrale te regjistruara apo instrumentiste qe bejne sikur luajne. Gjithcka do te jete live perpara syve te spektatorit cka e bene edhe me te veshtire garen e ketij viti. Te gjithe do te kalojne ne proven e zjarrit.

Sipas drejtorit artistik Shpetim Saraci ky edicion ka si qellim paresor muziken e mire por nuk do te mungojne edhe elementet e spektaklit. Edhe pse eshte nje nate e muzikes shqiptare nuk te mungojne edhe te ftuarit. Jane konfirmuar te ftuarit e nates se pare dhe te dyte nderkohe pritet dhe konfirmimi dhe i nje tjeter ylli te muzikes europiane. Ne naten e pare te edicionit me 26 dhjetor do te jete i ftuar kengetari i famshem afrikan i muzikes dance Edyy Wata. Ka lindur ne vitin 1976 nga nje nene amerikane dhe babai xhamajkian. Me nje origjine te tille nuk kishte se si te mos merrej me muzike qysh ne moshe te re. Prej moshes 18 vjecare jetoi 4 vjet ne Xhamajkeku njohu shume artiste qe i nxiten dashurine per muziken rege. Pas kthimit ne Nigeri ai formoi nje grup muzikor dhe nisi te shfaqet ne ekranet televizive. Ne vitin 2001 ai ndermori udhetimin e pare drejt Europes ku takoi menaxhere e producente. Disa nga kenget e ti me te njohura jane Jam In Your Mind The Bomb I Love My People My Drem etj. Ne naten e dyte te festivalit do te ngjitet ne skene nje tjeter emer i njohur i muzikes dance kengetarja britanike Katherine Ellies e njohur dhe si Kathy Eumlood Arrola dhe K.Ellies. Ajo ka nisur te kendoje qysh prej moshes 15 vjecare ka kenduar si soliste dhe backing vocals. Ka punuar me Belinda Carlisle Chaka Khan Boy Reorge e Roger Sanchez. Ne karrieren e saj ajo numeron nje numer te madh bashkepunimesh me te tjere emra te njohur te muzikes dance si Freemansons Soul Avengares Dave Lee Meat Katie etj. Nga vitin 1997 ne 2000 Ellis ka qene lokaliste e Ruff Driverz dhe ka kenduar Deper Love Dont Stop Shame dhe nje hit nderkombetar si Dreaming. Ne vitin 2008 ajo ka realizuar kenget When You Touch Me me Fremansons Aint Nothin Goin On But The Rent me 7th Heaven Hard2Beat Poza Got What I Need me Countparis Eyezcream etj. Duket se ky festival do te jete i mbushur plot me surpriza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›