E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia rrezikon tehumbe 60 mln euro

TIRANE- Ne rast se largohet nga Shqiperia kompania e shperndarjes se energjise elektrike perfiton nje shifer deri ne 60 milione euro. Ky penalitet permbahet ne nje ligj te posacem te miratuar nga Kuvendi me 11 maj te vitit 2009 ku percaktohen kushtet e garancise per investitorin e huaj .

Privatizimi i sektorit te shperndarjes se energjise elektrike eshte cilesuar deri tani si nje nga veprimet me te suksesshme te qeverise. Ai eshte cilesuar edhe si nje shembull i interesimit te investitoreve te huaj per te sjelle kapitalet e tyre ne Shqiperi per me teper ne nje sektor te cilesuar si te veshtire ku nuk paguhen faturat ku vidhet energjia dhe mbrojtja e shtetit eshte minimale.

Por shumekush ka harruar se investitori para se te vinte ne vendin tone e te paguante shifren prej 102 milione eurosh per paketen kontrolluese te aksioneve te ish-OSSH-se ka siguruar vec kontrates edhe nje garanci ne rast se pala shqiptare i cenon interesat. Ne ligjin nr. 10126 thuhet se garancia eshte nje leter-kredi deri ne vleren e 60 milione eurove shifer me te cilen CEZ do te mbulonte humbjet ne rast se keto humbje i shkaktohen ne te ardhurat ne shfrytezim qe lindin nga nje ndryshim thelbesor perkeqesues.

Me kete term te fundit mund te cilesohen edhe vendimet e fundit te ERE-s qe ndaluan per tre vite rresht ngritjen e tarifave te CEZ-it nderkohe qe kompania kishte kerkuar ose njohjen e borxhit te keq ose rritje tarifore. Ne ligj eshte thene se Ndryshim Thelbesor Perkeqesues do te thote cdo ngjarje qe shkakton apo ka arsye per te menduar qe do shkaktoje nje ndryshim thelbesor me pasoja perkeqesuese mbi aktivitetin dhe asetet e OSSH-se dhe s i rezultat i te cilit OSSH-ja apo Bleresi pesojne nje humbje vlera e se ciles e tejkalon shifren dhjete milione euro perfshire ketu pa kufizim ngjarjet qe vijojne humbja e nje numri te konsiderueshem klientesh cdo ndryshim thelbesor ne kuadrin rregullator ne Shqiperi sic percaktohet ne Deklaraten Rregullatore heqja dore fshirja ose ndryshimi i nje Licence apo deklarimi i gjendjes se paaftesise paguese ose i likuidimit te OSSH-se nga nje gjykate kompetente etj.

Garancine e mbulon Banka Boterore dhe si zbatuese eshte filialja ne Budapest e Citibank. Ne rast se pala shqiptare demton investitorin thuhet ne ligjin e garancise banka do te paguante kompanine dhe pastaj qeveria shqiptare do te paguante jo vetem shifren e paguar nga banka por edhe 1 mbi shumen.
Ne rast se shuma e paguar CEZ-it do te ishte plot 60 milione euro mbi kete shifer do te paguheshin edhe 600 mije euro plus interes bankar.

Ne fakt pas vendimit te ERE-s ceket dhane sinjalet e para se ata e konsiderojne vetem te demtuar. Ata si borxh te keq kerkojne jo 10 milione euro por afro 170 milione euro nderkohe qe KESH-it nuk i paguajne 55 milione euro pagesa te prapambetura duke e detyruar ate te marre kredi 50 mln USD.

Sa u takon investimeve CEZ deklaroi publikisht pak dite me pare se vendimi i ERE-s nuk eshte ne linje me parakushtet e caktuara nga Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim BERZH dhe Korporata Financiare Boterore IFC per levrimin e huase 65 milione euro qe CEZ Shperndarje ka marre ne menyre qe te permbushe planin e investimeve.

Ne kete kontekst ky vendim do te kete ndikim te madh ne situaten financiare te kompanise dhe ne sasine e investimeve ne rrjetin e shperndarjes se energjise elektrike ne Shqiperi shtohej ne njoftimin e kompanise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›