E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i 64 i Këngës në RTSH, ja ku mund të gjeni biletat për 4 netët e spektaklit

Ethet e ngjarjes më të madhe muzikore të vitit kanë nisur. Radio Televizioni Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht se përgatitjet për edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës janë drejt fundit dhe biletat për të ndjekur spektaklin nga afër janë tashmë në dispozicion të publikut.

Ky edicion premton të sjellë një atmosferë festive përmes një maratone prej 4 netësh, ku nuk do të mungojnë gara e fortë mes artistëve, performancat e jashtëzakonshme live dhe të ftuarit specialë.

Si të siguroni biletat?

Organizatorët u kanë bërë thirrje artdashësve të nxitojnë për të rezervuar vendet e tyre në sallë, pasi interesi pritet të jetë i lartë. Biletat mund të blihen vetëm online përmes platformës zyrtare www.myticket.al.

Ky edicion vjen me premtimin për të qenë një nga më të veçantët, duke ruajtur traditën, por duke sjellë edhe surpriza skenike për publikun në sallë dhe teleshikuesit.

Transmetimi Ekskluziv

Për ata që nuk do të mund të jenë të pranishëm fizikisht, Festivali i 64-të do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Nën moton “aty ku muzika bashkon brezat”, ky festival synon të bëjë bashkë familjet shqiptare para ekranit për të shijuar muzikën e mirëfilltë shqiptare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›