E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i 65-te i Filmit ne Kane

Festival i 65-te i Filmit ne Kane filloi dje me nje ceremoni luksoze te qilimit te kuq ne mjediset e hotelit Riviera.

Filmi Moonrise Kingdom shenoi fillimin zyrtar te 12 diteve te festivalit gjate te cilave shfaqen filma behen marreveshje dhe zhvillohen mbremje festive.

Filmi - ne te cilin interpretojne aktoret amerikan Bill Murray dhe Bruce Willis - eshte nder 22 filmat qe konkurrojne per te fituar cmimin prestigjoz Palma e Arte.

Aktorja Eva Longoria ishte nje nga yjet qe marrin pjese ne aktivitetin vjetor i cili sherben si vitrine per dhjetra filma qe shpresojne te fitojne fame.

Festivali i Filmit ne Kane perfundon me 27 Maj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›