E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi BE fillojne procesin per rihapjen e bisedimeve te anetaresimit

Turqia dhe Bashkimi Evropian filluan zyrtarisht procesin per rihapjen e bisedimeve te anetaresimit qe ishin bllokuar prej vitesh.

Komisioneri i BE per zgjerimin Stefan Fuele tha te enjten se agjenda e re dhe pozitive duhet te sjelle dinamike te re per marredheniet mes paleve. Zyrtari i larte evropian i beri komentet ne Ankara ku shkoi per te njoftuar fillimin e bisedimeve.

Gjate nje konference te perbashket shtypi me ministrin turk te eshtjeve Evropiane Egemen Bagis zoti Fuele tha se synimi eshte te mbahet procesi i anetaresimit gjalle dhe te afrohet politika e Turqise me ate te BE-se. Periudha e bllokimit ka qene e pakendshme per te dyja palet shtoi zyrtari evropian.

Zyrtaret turq thone se presidenti Abdullah Gul pritet te takohet me presidentin e ri te Frances Francois Holland gjate takimit te NATO-s ne ikago javen e ardhshme.

Turqia dhe Bashkimi Evropian i filluan bisedimet e anetaresimit ne vitin 2005 por kane arritur pak perparim per shkak te mosmarreveshjeve rreth ishullit te ndare te Qipros si dhe per shkak te kundershtimit te Frances dhe Gjemanise ndaj anetaresise se ketij vendi me shumice myslimane.

Turqia po ashtu ka plotesuar vetem 13 nga 35 kategorite politike qe te gjitha vendet kandidate duhet ti permbushin para anetaresimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›