E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Festivali i Filmave të Shkurtër “DIFF 4”, ngre siparin në Qendrën për Hapje e Dialog

TIRANË, 23 janar/ATSH/ Në Qendrën për Hapje dhe Dialog u çel Festivali i Filmave të Shkurtër “DIFF 4”, i cili këtë vit udhëtoi në Tiranë nga Dropulli.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Dropull është një nxitje për promovimin e kinemasë dhe trashëgimisë kulturore. Ai vjen si bashkëpunim mes krijuesve dhe organizatave të kinemasë nga Shqipëria dhe Greqia, për të sjellë momente emocionuese që promovojnë artin e filmit të shkurtër dhe pasurinë kulturore të Dropullit.

Për Kosta Zhongën, themeluesi i festivalit të Dropullit, ky aktivitet frymëzon dhe promovon artin e filmit të shkurtër, si dhe eksplorimin e temave të ndryshme nëpërmjet kinemasë.

Nëpërmjet këtij festivali synohet krijimi i platformave të bashkëpunimit ku krijuesit mund të shprehin vizionet e tyre unike përmes filmave të shkurtër, duke frymëzuar një publik të gjerë dhe të apasionuar pas kinemasë dhe kulturës.

Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha e COD-it, Jetona Koçibelli, vlerësoi punën e madhe të regjisorëve dhe artistëve pjesëmarrës në këtë festival, si dhe ideatorët e kësaj nisme ndërkombëtare.

1 nga 13

/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›