E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrëshqitja e dherave, Beci: Aksi Theth-Ndërlysaj, i aksesueshëm në mbrëmje

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Moti i keq, ulja e temperaturave dhe reshjet e borës kanë sjellë rrëshqitje dherash në aksin rrugor Theth-Ndërlysaj.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci thotë se bashkia ka nisur punën për pastrimin dhe hapjen e rrugës.

“Aksi rrugor Theth-Ndërlysaj pritet të bëhet i aksesueshëm për automjetet deri në mbrëmje”, shprehet Beci në një postim në rrjetet sociale.

Më herët, kryebashkiaku Beci u shpreh se kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj. “Ndërsa, në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese”, shprehet Beci.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›