Festivali i Filmit Shqiptar rikthehet në ediconin e 14-të, 220 filma në 10 ditë në katër hapësira të kryeqytetit

Pas 14 vitesh mungesë, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar rikthehet me edicionin e 14-të, nga 3 deri më 12 shtator.
Kryeqyteti do të kthehet për dhjetë ditë në qendrën e kinemasë shqiptare, me mbi 100 filma të prodhuar nga viti 2012 e deri më sot. Rreth 220 filma të prodhuar prej vitit 2012 e deri më sot do të jenë pjesë e programit të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar.
Pjesë e festivalit do të jenë veprat më përfaqësuese në kategoritë e filmit të gjatë, të shkurtër, dokumentarit dhe animacionit.
Një nga risitë e këtij edicioni është mënyra e vlerësimit. Çmimet do të përcaktohen përmes tre sistemeve: Jurisë Zyrtare, Akademisë së Filmit dhe votës së publikut. Çdo regjisor do të përzgjedhë vetëm një film për konkurrimin zyrtar, ndërsa Akademia dhe publiku do të kenë mundësi të vlerësojnë të gjitha veprat konkurruese.
Festivali do të çelet me nderimin e kolosëve të kinemasë shqiptare, ndërsa do të ndajë çmime karriere për 15 figura të filmit tonë.
Përgjatë festivalit, filmat do të shfaqen në katër hapësira të Tiranës: Universitetin e Arteve, Kinemanë Agimi, Piramidën e Tiranës dhe Film Zone, në sheshin “Nënë Tereza”.
Nga data 4 deri më 11 shtator, hyrja për publikun është falas,
Festivali do të mbyllet me natën gala të çmimeve, ku do të ndahen 31 çmime në kategori të ndryshme, duke kurorëzuar filmat dhe krijuesit më të spikatur të këtij edicioni. Për këtë edicion, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) do të jetë partneri mediatik i ngjarjes.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/