Festivali i Filmit, nderohen Xhuvani, Qirjaqi e Fehmiu
Në ceremoninë e hapjes u nderuan me “çmimin e Karrierës” figurat e artit shqiptar: skenaristi Dhimitër Xhuvani dhe aktorët Tinka Kurti, Agim Qirjaqi dhe Bekim Fehmiu. Aktiviteti i organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zhvillohet në ambientet e Amfiteatrit Romak të Durrësit.
Ceremonia u drejtua nga aktori Timo Flloko. Pas ndarjes së çmimeve në skenë u ngjit atasheu kulturor i Francës, i cili foli për kinemanë franceze dhe prezantimin e saj në Festivalin e Durrësit. Në program qe parashikuar shfaqja e filmit “La vie en rose”, e regjisorit Oliver Dahan, premiere absolute për publikun shqiptar. Ky film ka marrë dy çmime “Oscar” në vitin 2007, për aktoren më të mirë Marion Cotillard dhe fitues i “Ariut të Artë” në festivalin e Berlinit në 2007-ën.
Në Edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar Veror i Filmit (International Film Summerfest) do të shfaqen 10 produksione nga Hungaria, Belgjika, Franca, Serbia, Austria, Spanja, Holanda etj. Filmat që do të shfaqen në seksionin “Vizione bashkëkohore”, më i rëndësishmi në Festival, do të konkurrojnë për çmimin e madh “Gladiatori i Artë”, si dhe për çmimet “Regjisori më i mirë” dhe dy aktorët më të mirë protagonistë.