E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrimtari Ismail Kadare, intervistë për prestigjiozen "Financial Times"


Me romanin e fundit "The Açident (Canongate)" ku shtjellon aventurën fatale dashurore ndërmjet një çifti dhe përqasjet me dukurinë e rimishërimit të të njëjtëve shpirtra shihet se shkrimtari Ismail Kadare, sa vjen e po mbërrin një numër rekord vlerësimesh dhe lexuesish në xhiron e botës hispanike apo anglosaksone.
Shkrimtari i famshëm shqiptar dhe i vlerësuar herë pas here nga mediat në Perëndim Ismail Kadare në një bisedë të shkurtër e simpatike me gazetarin e "Financial Times", Sampson Luka të hënën e fundit të gushtit rrëfen disa detaje të tjera nga mënyra e të jetuarit si krijues.
është shprehur se lexuesi i tij i përsosur është një lexues që e pëlqen Dante Alighieri, por që nuk lejon që ai t'i del në rrugë për t'u kënaqur me Don Kishotin (Don Quixote) sikurse ai që e lexon Shakespeare e di se nuk e pengon asgjë që ta lexojë Kafka-n.
"Nis të shkruajë pas mëngjesit, rreth orës 10 dhe punon më shumë se dy orë në ditë, duke pirë vetëm kafe, asgjë tjetër", thotë ai.
Kadare krenohet me "Pallatin e ëndrrave" të vitit 1980 botuar një vit më vonë, gjatë periudhës më të errët të tiranisë së Shqipërisë dhe frikësohet nga vetë-censura.
Pranë shtratit të gjumit mban libra që në të vërtet nuk i hap, por që vet prezenca e tyre rrezaton diçka.
Libri që i ka ndryshuar jetën është "Makbethi" që e lexoi 11 vjeç dhe ngase i pëlqente aq shumë nisi ta shkruaj të gjithën me dorë dhe me Hamletin.
Ismail Kadare në stilin e të jetuarit relaksohet me shëtitje nëpër kopshtet e Luksemburgut në anën tjetër të shtëpisë në Paris dhe në Shqipëri, gjatë verës, në bregdet.
Shkrimari Kadare ka si gjeografi shpirtërore ku shuan etjen me burime letrare Tre gadishujt evropianë: Apeninet me Danten; Ballkani me tragjeditë greke dhe baladat mesjetare shqiptare; dhe Gadishulli Iberik me Don Kishotin. Ishujt britanikë (Shakespeare). Literatura ruse dhe ajo e Evropës qendrore (Kafka).
Në dialogimin pothuajse spontan plot batuta dhe lirshmëri komunikimi Kadare rrëfehet se besoi te muza e shkrimit dhe te destini i tij si shkrimtar kur ishte 12 vjeç, me kontrapuktin e bukur se ajo që shkruante ishte e pavlerë, ndërsa qe e lehtë ta mendoje veten si një shkrimtar të rëndësishëm, teksa në rritje ndodhi e kundërta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›