E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i Filmit nderohen Xhuvani Qirjaqi e Fehmiu

Ne ceremonine e hapjes u nderuan me Cmimin e Karrieres figurat e artit shqiptar skenaristi Dhimiter Xhuvani dhe aktoret Tinka Kurti Agim Qirjaqi dhe Bekim Fehmiu. Aktiviteti i organizuar nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve zhvillohet ne ambientet e Amfiteatrit Romak te Durresit.

Ceremonia u drejtua nga aktori Timo Flloko. Pas ndarjes se cmimeve ne skene u ngjit atasheu kulturor i Frances i cili foli per kinemane franceze dhe prezantimin e saj ne Festivalin e Durresit. Ne program qe parashikuar shfaqja e filmit La vie en rose e regjisorit Oliver Dahan premiere absolute per publikun shqiptar. Ky film ka marre dy cmime Oscar ne vitin 2007 per aktoren me te mire Marion Cotillard dhe fitues i Ariut te Arte ne festivalin e Berlinit ne 2007-en.

Ne Edicionin e trete te Festivalit Nderkombetar Veror i Filmit International Film Summerfest do te shfaqen 10 produksione nga Hungaria Belgjika Franca Serbia Austria Spanja Holanda etj. Filmat qe do te shfaqen ne seksionin Vizione bashkekohore me i rendesishmi ne Festival do te konkurrojne per cmimin e madh Gladiatori i Arte si dhe per cmimet Regjisori me i mire dhe dy aktoret me te mire protagoniste.

2010-08-30 1707

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›