E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festivali i Filmit te “Marubi”, presidenti i nderit: Përcjell mesazhe pozitive

Ka vijuar në ditën e dytë Festivali Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut në Shqipëri. Ndryshe nga nata e pare, e cila është hapur nga grupi muzikor i ardhur nga Austria, dita e dytë ka ofruar debate dhe forum me teme "Gratë dhe fëmijët" nga të rinjtë, si edhe shfaqen e 9 dokumentarëve.
 

Në një intervistë për RTV Ora News presidenti i Nderit të IHRFFA, tha se ky edicion në Shqipëri ka marrë përmasa të mëdha, të njëjtame ato të vendeve të tjera. Filmi theksoi presidenti i IHRFFA, Theodor`s Orlin ndryshon qëndrimet e njerëzve pasi është një mesazh i cili kalon fuqishëm nëpërmjet imazhit, zërit dhe aktrimit.
 

Teatri veror dhe kinemaja në Akademinë “Marubi” ka ofruar për publikun e gjerë emocione, duke sjellë tema të nxehta nëpërmjet këtyre dokumentarëve . Pjesë e natës së dytë është edhe filmi “Kanuni, Gjaku dhe Nderi” i regjisores italiane Rebbeca Basso. Historia e dy njerëzve, të lidhura së bashku prej gjakmarrrjes ,një nga normat e Kanunit, kodi zakonor shqiptar.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›