Vrasja e 3-fishtë, policia: 10 mln lekë për kapjen e autorit

Kur nuk janë shënuar ende 24 orë nga vrasja e rëndë që tronditi qarkun e Lezhës dhe autori i krimit vazhdon të jetë i lire, policia e Lezhës ofron 10 milionë lekë shpërblim për këdo që mund të cojë drejt arrestimit të 47-vjecarit, Kastriot Zhuba. Kështu blutë e Lezhës kanë vënë në dispozicion dhe një numër celulari, konkretisht 0694106434, në të cilin mund të telefonojnë të gjithë ata që dinë apo kanë një informacion lidhur me Zhubën.
Një konflikt i castit, mes dy fqinjëve ka cuar në shurjen e një famije të tërë në Lezhë. Vrasja e trefishtë ndodhi në fshatin Blinisht dhe viktimat janë Rrok Shtjefni 52 vjec, bashkeshortja e tij Miranda 50 vjece dhe i biri Fatjoni vetem 24 vjec. Mbi tre pjesetaret e familjes jane derdhur dhjetra plumba, duke mos u dhene mundesi jete dhe pse ambulance ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes që ndodhet rreth 15 km larg qytetit te Lezhës. Policia identifikoi autorin e vrasjes, i cili është komshiu 47 vjecar i familjes Shtjefni, Kastriot Zhuba.
Sipas deshmitareve, Kastriot Zhuba kishte konsumuar alkool dhe duke ngare makinen e tij ka perplasur lehtesisht Fatjon Shtjefnin dhe kjo ka mjaftuar per te ndezur nje debat dhe zenke mes tyre. Menjehere 24 vjecari Shtjefni eshte larguar ne drejtim te baneses se tij dhe me pas eshte kthyer se bashku me dy prinderit per te sqaruar konfliktin mes tyre.
Sapo ka pare komshinjte e tij ti afrohen shtepise, 47 vjecari Kastriot Zhuba ka marre nje arme zjarri automatik dhe ka dale nga pas shtepise dhe ka tentuar te qelloje ne drejtim te Fatjon Shtjefnit. Pasi kane pare reagimin e Zhubes, dy prinderit e 24 vjecarit i kane dale para djalit te tyre, por plumbat kane pershkuar te tre pjestaret e familjes Shtjefni, duke i lene ata te vdekur ne vend. Pas krimit Zhuba eshte larguar, ndersa vazhdojne ende kerkimet e policise.