E Martë, 3 Nëntor 2026

Festivali i Këngës Labe, për tre ditë në fshatin Kotë do të performojnë 10 grupe folklorike

Kënga e bukur labe, kjo vlerë e jashtëzakonshme e trashëgimisë tonë do të buçasë pikërisht në zemër të origjinës së saj. Bashkia e Selenicës, ka nisur një rrugëtim duke i ofruar turizmit vlerat më të mira të zonës, përmes kësaj kënge.

Dhjetëra grupe folklorike do të performojnë në një festival qe do të mbahet për tre ditë me radhë në fshatin Kotë.

Të rinj e të vjetër, që trashëgojnë pasurinë e mbrojtur nga UNESCO,  këngën e polifonisë, marrin pjesë në këtë festival për të cilin drejtori artistik, Sejmen Gjokoli, jep detaje duke i ftuar të gjithë të bëhen pjesëmarrës.

“Është një festival që vë në lëvizje të gjitha grupet polifonike të këngës. Janë parashikuar të dalin në skenë 17 grupe konkurruese, plus dhe 5 grupe të ftuara”, tha Gjokoli.

Kënga Labe si pasuri shpirtërore e kombit tonë është dëshmi e shpirtit shqiptar, një pasaporte e identitetit që na bën krenar.

Prandaj edhe aktivitete të tilla si ky duhen përkrahur për të mbajtur ndezur tek brezi i ri, pasionin e këngës labe.

Ky festival që mbahet në kulmin e sezonit turistik pritet që veç spektatorëve vendas të ketë edhe vizitorë të huaj që janë të apasionuar pas kulturës dhe artit shqiptar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›