E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Këngës Popullore në Berat

Për dy ditë me radhë Berati do të jetë mikpritësi i një sërë grupesh të këngës popullore e qytetare, pjesë e një festivali folklorik që do të zhvillohet në këtë qytet.

Qytetarët beratas do të mund të ndjekin këtë festival të veçantë që do t’i bashkojë trevat dhe kulturat.

Pjesëmarrës do të jenë grupe nga Fieri, Prizreni, Elbasani, Lushnja, Kavaja, Kruja, Tetova e Shkodra.

Në fund të festivalit do të ndahen edhe çmime për fituesit, ndërsa organizatorët thonë se ky aktivitet tashmë do të kthehet në traditë të përvitshme.

Përveç atmosferës festive që do sjellin, grupet pjesëmarrëse do të kenë mundësi të njihen më nga afër me bukuritë dhe kulturën e qytetit të UNESCO-s.
/Start/

                                                                                             2012-04-28 10:54
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›