E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumire Ardian Klosi

Përpara se të përcillej për në banesën e fundit, për nder të njeriut të letrave, publicistit të ndjerë Ardian Klosi, i cili u vetëvra mbrëmjen e se enjtes në banesën e tij, është mbajtur një ceremoni homazhesh në mjediset e Bibliotekes Kombëtare.

Familja, si dhe miqte e bashkepunetoret e tij me te aferm, i kane bere respektet e fundit intelektualit, qe dha nje kontribut te pamate ne sherbim te kultures shqiptare, si dhe ne shume fusha te tjera.

Edhe perfaqësues te politikes shqiptare dhe shoqerise civile kane qene te pranishem ne ceremoni. Ndersa nga ana e institucioneve shteterore kane ardhur kurora me lule.Ne emer te Presidentit te Republikes Bamir Topi, qe per momentin nuk ndodhet ne kryeqytet ka ardhur nje kurore si dhe nje telegram ngushellimi per familjen, i cili u dorezua nga keshilltaret e tij. Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Aldo Bumçi, gjithashtu  i pranishem, u shpreh se Shqiperia ka humbur nje njeri me vlera.

Nderkaq, kryetari i opozites Edi Rama, i cili ka qene edhe nje mik shume i afert i Ardian Klosit ka ndjenjur prane familjes se tij, gjate kohes se homazheve dhe ka qene nje nga personat qe kane mbajtur arkivolin me trupin e pajete te Klosit drejt makines, e cila eshte drejtuar per ne varrezat e Sharres, ku publicisti do te prehet. 

Ardian Klosi ishte publicist, shkrimtar, përkthyes dhe aktivist i shoqërisë civile. Klosi lindi në vitin 1957 dhe u diplomua në vitin 1981 në degën Gjuhë-Letërsi, në Universitetin e Tiranës.

Më pas, në vitin 1990 mbrojti me sukses studimet doktorale. Në 1993 ai u transferua ne Gjermani ku jetoi pesë vite. Atje Klosi u njoh me fotografen Jutta Benzenberg, e cila do të bëhej edhe bashkëshortja e tij. Nga kjo martesë Klosi pati dy vajza.

Pas 1998-s, Klosi u rikthye në atdhe, dhe nga ajo kohë u angazhua fuqishëm në aktivitetet e shoqërisë civile, në botën e letrave dhe të mendimit. Vitet e fundit të jetës publicisti Klosi u shfaq edhe si ambientalist. Ai dha një mbështetje të madhe kauzave të shoqërisë civile edhe sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ku veçojmë aktivizimin e Klosit kundër shembjes së Piramidës.

Veprimtaria e Ardian Klosit është e lidhur veçanërisht me librat. Krijimtaria e tij është shumë e pasur dhe midis librave të ndryshëm, veçohen “Refleksione” , “Shqipëria,  zgjim i dhunshëm”,  “Quo vadis Shqipëri” dhe “Shqipëria ç’mund të jetë”. Ai gjithashtu publikoi vepra në gjermanisht, si “Mbijetesë Shqiptare” dhe botoi fjalorin gjermanisht-shqip, në bashkëpunim me disa autorë të tjerë, në vitin 1997.

I paçmuar është kontributi i tij në fushën e përkthimit, ku ai ka sjellë perla të letërsisë botërore, sidomos asaj gjermane, me një mjeshtëri të përsosur. Në vitin 2008, me përkthimin e veprës “Skënderbeu”,  të studiuesit gjerman Oliver Jens Schmitt, Ardian Klosi solli një imazh të ri të Heroit Kombëtar dhe ngjalli shumë debate në opinionin publik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›