Festivali i Kukullave ne Prishtine

Në Prishtinë do të organizohet një festival për fëmijë, i cili do të mbledhë trupat e teatrove të kukullave nga të gjitha hapësirat mbarëshqiptare.
Festivali organizohet në kohën që teatri i të rinjve, fëmijëve dhe i kukullave në Prishtinë, i njohur si “Dodona” shënon 25 vjetorin e themelimit.
Festivalin e Teatrove të Kukullave e mbështet edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës, i cili në mars i dha“Dodonës” statusin e ri, duke e emëruar si Teatri i Qytetit të Prishtinës.
“Për këtë 25 vjetor ne do ta shënojmë dhe kemi themeluar festivalin e parë të teatrove dhe kukullave, organizimet e përgatitjet janë bërë të gjitha. Gjithashtu komuna e Prishtinës nga muaji qershor ka filluar me rinovimin e teatrit “Dodona” për t`u përgatitur për këtë festival”, deklaron Vlora Dumoshi, drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës.
Për shkak të karakterit festiv, këtë herë festivali nuk do të ketë garë, ndërsa për edicionet e ardhshme ka të tjera ambicje.
“Mendoj që këtë vit, 25 vjetori është menduar që të bëhet në mënyrën më të mirë me një festival, i cili i ka munguar jo vetëm Prishtinës, por edhe Kosovës. Për fillim kemi menduar që të jetë festival mbarëkombëtar i teatrit të kukullave, ndërsa më vonë mendojmë që këtë festival ta bëjmë ndërkombëtar dhe të jetë tradicional”, thotë Agim Selimi, drejtor i teatrit “Dodona”.
Në këtë festival që zhvillohet nga data 21 deri në 24 shtator pritet të përfaqësohen teatrot e shumë qyteteve nga Shqipëria, si Tirana, Pogradeci, Korça, Lushnja, apo Berati.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Mitrovicë, shpërthime të fuqishme
Serbët kanë shkarkuar sërish disa kamionë rërë mbi barrikadën që ndodhet mbi urën kryesore të lumit Ibër. Fyle-Citaku, bisedime për doganat dhe vulat
Zhvillimet e fundit për zbatimin e marrëveshjes së vulave doganore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u diskutuan në takimin që komisioneri europian për Zgjerimin, Shtefan Fyle, zhvilloi gjatë pasdites me ministren e Kosovës për Integrimin Europian, Vlora Çitaku. Shqiptarët e bllokuar ne Cabër
Të bllokuar nga barrikadat, banorët shqiptarë të cilët jetojnë në fshatin Çabër të Zubin Potokut, shprehen të vendosur që, pavarësisht presionit dhe provokimeve të banorëve serbë ata nuk do të lëshojnë shtëpitë e tyre. Vetëvendosje humb dy deputetë
Lëvizja Vetëvendosje nga dita e martë do të ketë dy deputetë më pak në grupin e saj parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Mitrovicë, serbë të armatosur në zonë
Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës kanë informacione se në veri lëvizin lirshëm serbë të armatosur, të cilët po përhapin shqetësim mes njerëzve.
Lajmet kryesore
Fushë-Krujë, tentojnë të arratisen nga burgu 4 të dënuar
Izolohen në dhoma të vecanta
Pronat, problemet më të mëdha janë burokratike
Mitrovicë, shpërthime të fuqishme
“SHISH, njerëz të lidhur me krimin?”
“Piramidat”, 10% e aseteve pa shitur