E Shtunë, 31 Tetor 2026

24 Shtatori, “100 000 poetë për ndryshimin”

“Mos u trishto për mua ndryshim!
Mos qaj për mua natyrë!
koka ulet për pak,
gjunjët përkulen,
nuk vij!
Jo, imazhi im nuk është për t'i dhimbsur,
për lotë nuk është".

Me këto vargje, të përkthyera edhe në anglisht, poeti Faidon Alkinoos mirëpret në Athinë poetë por edhe artistë të çdo lloji, në një takim për poezinë, mjedisin dhe paqen.

Në të njëjtën kohë, më 24 shtator, në të gjithë botën do të zhvillohen më shumë se 600 veprimtari, festa poetike, në më shumë se 450 qytet që përfaqësojnë 95 shtete; një ngjarje historike me titullin "100 mijë poetë për ndryshimin".
Ideja e një veprimtarie të përbotshme për poezinë, me qëllim që të jepet një mesazh i fuqishëm për promovimnin e ndryshimeve të rëndësishme sociale dhe politike, rezultoi majin e kaluar nga Mickael Rotenberg, poet dhe botues amerikan, veprimtar për mjedisin, me qendër në Karolinën Veriore.
Titulli i veprimtarisë përbën një nxitje, një ftesë, në mënyrë që të mblidhen 100 000 poetë të njëjtën ditë, anembanë planetit. Faktikisht, pjesëmarrësit janë me mijëra. Numri i saktë nuk është bërë ende i ditur, për arsye të jehonës që pati e gjithë iniciativa. Ndërkaq, fakti se u organizua brenda pak muajsh, tregon nivelin e angazhimit të botës së artit, por edhe fuqinë e mjeteve të komunikimit social, teksa iniciativa u përhap me shpejtësi nëpërmjet facebook-ut.

Veprimtaritë janë të shumta. Që nga një takim për poezinë dhe paqen në Kabul dhe Xhalalabad, deri qytetin e Meksikos ku do të zhvillohen 20 veprimtari, ku poetë, piktorë, kineastë dhe muzikanë do të përhapin mesazhe paqeje në të gjithë qytetin. Gjithashtu, 29 veprimtari do të organizohen në Indi, 7 në Nigeri, 17 në Kanada, 19 në Britaninë e Madhe, 5 në Kinë, 3 në Kubë dhe më shumë se 220 veprimtari në Shtetet e Bashkuara.
Përveç Athinës, veprimtari do të zhvillohen në Volos, në Follorinë, në Larisa, Patra dhe Sifno.

Siç bëhet e ditur, pas 24 shtatorit, fotografi, video, vepra arti dhe materialet letrar do të ruhen në Universitetin e Standaford-it në Kaliforni, universitet që e ka cilësuar veprimtarinë "100 000 poetë për ndryshimin", si leximin më të madh në histori të poezisë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›