E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Venecies pranë ndarjes së Çmimit 'Luani i Artë"

Vetëm një ditë na ndan nga mbyllja e festivalit të Venecias. Pjesëmarrësit presin të njihen me fituesit, ndërkohë që publiku dhe juria kanë njohur në ditët e këtij festivali emrat e aktorëve dhe regjizorëve, të cilët janë kandidaturat për Luanin e Artë. Ndërkaq kinemaja amerikane është pjesmarrëse me filmin komedi "The man who stare at Goat's”, në të cilin interpretojnë emra mjaft të njohur të ekranit të gjerë.

Ethan Hawke dhe Wesley Snipes, ishin të pranishëm në premierën e filmit " Brooklyn's Finest"në Venecia, ndërsa Richard Gere nuk ishte i pranishëm.

Regjizor i filmit është Antoine Fuqua, i njohur me filmin "Training Day"me protagonist Denzel Uashington.

Tema e filmit vendoset në një prej zonave më të rrezikshme të Nju Jorkut. Richard Gere interpreton personazhin e Edit, i cili mbas pensionit i kthehet alkoohlit dhe jetës së shthuru. Ndërsa Sal, interpretuar nga Ethan Hawke, është në një moment të veçantë të jetës së tij, pasi familja e tij po shtohet dhe apartamenti i tij është i vogël për familje e tij. Ndërkaq, Don Cheadle shfaqet si Tango, një policë sekret që ka kaluar 7 vjet të karrierës së tij si punonjës në burg.

Jetët e të treve ndërthuren rastësisht një mbrëmje, dhe këtu nis zgjdhja e konfliktit të filmit.

*****

”White Space”, është filmi i regjizores italiane Franceska Comencini , film i cili u shfaq në festivalin e filmit në Venecia.

Regjizorja dhe aktorët protagonistë të filmit, ishin të pranishëm në tapetin e kuq, përpara shfaqjes së filmit.

Personazh kryesor i filmit "White Space"është Maria Buy, një grua e vetmuar dhe e shkëputur nga bota. Kur vajza e saj Irene, erdhi në jetë, Maria kaloi tre muaj mjaft të shqetësuar, teksa shihet fëmijën e saj që luftonte me jetën dhe vdekjen në inkubator.

E vetmuar për një kohë të gjatë, Maria duhet të mësojë të pranoj dhe njerëz të tjerë që të marrin pjesë në dhimbjen e saj teksa sheh fëmijën e saj që vuan.

*****

"The Men Who Stare at Goat's"është filmi i cili ka mbledhur emra mjaft të mëdhenj, si Kevin Spacey, Jeff Bridge, Xhorxh Cloney apo Ewan McGregor.

Vëmendja e shtypit rozë ishte përqëndruar tek Clooney i cili për her të parë u shfaq ne publik me prezantuesen italiane Elisabetta Canalis. Marrëdhënia e tyre ka disa javë që është përfolur nga gazetat rozë, dhe çifti nuk ka ngurruar që të paraqitet sëbashku në tapetin e kuq të Venecias. Gjatë konferencës për shtyp, Clooney u përball me një gazetar gjysëm të zhveshur i cili e provokoi aktorin 48 vjeçar për sharmin dhe sensualitetin e tij.

Filmi "The Men Who Stare at Goat's”, është një film komedi, që përshkruan peripecitë e një gazetari, të quajtur Bob Wilton( interpretuar nga EwanMcGregor), të cilin e ka lënë e shoqja, dhe që si mënyrë për të kaluar këtë moment, vendos të raprtojë nga zonat e luftës në Irak. Dhe , në zonat e luftës ai vendoset në një situatë komike mes dy batalioneve të luftimit mes disa ish ushtarakëve amerikanë. //rd//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›