Festivali i dytë i Orkestrave Frymore, Korça mirëpret 200 instrumentistë nga 6 vende të ndryshme

Nis sot në Korçë edicioni i dytë i festivalit të orkestrave frymore “Lulu fest”. Bashkia Korçë, Qendra e Kulturës dhe Inovacionit sjellin për të gjithë publikun një festival me pjesëmarrjen e 6 orkestrave dhe 200 instrumentistëve. Parada e sotme ka nisur me orkestrën frymore të qyteti të Korçës dhe atë të Loutrakit në Greqi.
“Do i japin Korçës një energji super të paparë. Rreth 200 muzikantë do të jenë këto dy ditë. Kështu që gjithë Korça do të vlojë nën tingujt e bandave, të ritmeve nga vende të ndryshme. Dy ditë që do bashkojnë kultura të vende të ndryshme dhe pse jo do stimulojnë edhe bashkëpunime të tjera në qytetin e Korçës”, tha Ilir Kodhima, organizator i festivalit “Lulu fest”.
Më tej ai bën me dije se këtë vit ka një risi siç është zhvillimi i workshop-ve nga profesorë të huaj si dhe numri i të rinjve pjesëmarrës në banda.
“Të gjitha janë banda të reja. Do jenë workshop-e të mbajtura nga artistët e huaj dhe marshimet nëpër qytet dhe dy koncertet një në zonën pedonale dhe një në pazarin e Korçës”, tha ai
Për dy netë me radhë, orkestrat frymore do të sjellin një atmosferë festive duke gjallëruar qytetin nën ritmet e muzikës.
Gazetare: J. Lola
/rtsh.al/