Festivali i dytë shqipfolës, njeh Greqinë me filmin shqiptar

Nga Milena Selimi Athinë, 21 dhjetor, NOA - Festivali i 2-të i Filmit Shqipfolës që u organizua në Athinë më 17-20 dhjetor 2009, është vërtet një nga aktivitetet që njeh kulturën greke me realitetet shqiptare, nëpërmjet filmit. Ky aktivitet vjen pas suksesit të Festivalit të parë, që u zhvillua në Maj 2007, e për të cilin u fol mjaft nga mediat greke.
Sjellja në Athinë e 21 filmave shqiptarë, pjesa më e madhe e tyre marrë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Tiranë, në kopje 35mm celuloidi, tregon seriozitetin dhe tendencën për të qenë koherent në evenimentet kulturore që kapin kinematografinë shqiptare. Prodhimet e fundit të kinematografisë shqiptare ishin prezent në këtë festival, si Gjallë, Kronikë provinciale, Sekretet, Koha e kometës, etj. Një festival kinematografik që në thelb është panoramë e vlerave të kinemasë sonë, sigurisht që provokon debat dhe sjell një dialog ndërmjet shteteve tona ballknaike. Festivali pati si synim afrimin e kineastëve, me qëllim që të dialogojnë, të kontaktojnë me krijuesit, të takohen me shumë njerëz, të dëgjojnë e ndjekin aktivitete paralele që zhvillohen brenda ambienteve të festivalit, promovime librash, albume muzikore, Master Class rreth subjekteve e prodhimeve filmikë, atribut për autorë të ndryshëm etj. m.s/n.e/NOA
\n
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it