E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miss Tirana 2009, kurorën e fiton Ziada Malhami

Që nga mbrëmja e djeshme Tirana do të ketë një tjetër mbretëreshë të bukurisë. Pas një mbrëmje gala ku përreth tre orë 18 konkurentet e Miss Tirana 2009 kanë perfomuar bukuritë dhe elegancën e trupit të tyre ,bukuroshja Ziada Malhami është zgjedhur Mbretëresha e Tiranës. Mbrëmja e konkurimit ka filluar që në shkallët e Teatrit të Operas dhe Baletit ,si asnjëherë më parë të 18 konkurenteve iu është bërë një pritje madhështore , ardhja e tyre u bë me një makinë luksoze dhe finesa e tyre kaloi mbi një tapet të kuq të shoqëruara nga banda frymore e TOB-it. Pjesë e jurisë së Miss Tirana 2009 kanë qënë emra të njohur të skenës dhe ekranit si Amarda Toska ,Redon Makashi , Kastriot Tusha si dhe italiani Xhodi Beluci producent i cirkut Embell Riva. Miss Tirana 2009 u realizua falë kujdesjes së veçantë të Agjensi Spektakël Karabashi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›