Festivali i filmit per te drejtat e njeriut

Është viti i tetë që Akademia e Filmit Marubi organizon projeksione të prodhimeve nga bota që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.
Duket rruga e duhur të flasësh për të drejtat në një vend akoma fillestar në njohjen dhe respektimin e kësaj fushe saç shfaqet utopik ndikimi i manifestimeve të tilla kur kinemaja vendase pak është e interesuar për shqiptarin e kohës sonë.
Duke vënë në foskus dhunën në familje ky edicion i përkon 45 filmat artistikë e dokumentarë me problematikën shqiptare.
Raporti i individit me hapësirën, ngushtimi i hapësirave publike e bën nervoze sjelljen e njeriut dhe ata shpesh nuk e kuptojnë nga vjen dhuna, agresiviteti. Pikërisht kësaj do t’i shërbejnë debatet dhe forumet me pjesëmarrjen e autorëve dhe ekspertëve të të drejtave të njeriut.
Vijnë regjisorë e aktorë, Antonio Spano, Kim Longinotto, Gunter Schëaiger, Nerina Fiumano, Jamie Doran me “Betejën e Sirisë” dhe fryma e revolucioneve në vendet diktaturë.
Deri më 29 shtator në mesin e propozimeve nga bota rri pezull pyetja pse mungon filmi apo dokumentari shqiptar.
Bandat e jazz-it me Genti Rushin dhe Genc Dashin janë i vetmi kompensim i pjesëmarrjes së krijuesve nga Shqipëria.