Festivali për Fëmijë në Shkodër, 4-6 korrik edicioni i 50-të

Risi, surpriza dhe emocione do te sjelle kete vit nga data 4-6 korrik, edicioni jubile, ai i 50-të i Festivalit Mbarekombetar te Femijeve ne Shkoder. Prej kohesh ne qendren kulturore te femijeve kane nisur pergatitjet per eventin me te madh muzikor te femijeve, qe bashkohen ne nje qytet te vetem te gjitha trevat shqipfolese e me gjere.
Kujtim Alia, i cili njihet si organizator dhe dirigjent i festivalit, thote se surprizat, te ftuarit vip dhe protagonistet ne vite nuk do te mungojne ne kete 50 vjetor.
Edicioni i 50 i Festivalit Mbarekombetar te Kenges per Femije vjen nen mbeshtetjen e Ministrise se Kultures, Ministrise se Arsimit, Drejtorise Arsimore, Bashkise Shkoder dhe nen kujdesin e vecante te kryetares se kuvendit Jozefina Topalli.