Krim në familje, burri vret gruan për xhelozi

Krimi në familje trondit Beratin. Mesditën e sotme në fshatin Lapardha të Beratit një grua është vrarë me mjete të forta nga bashkëshorti i saj. Alma Gjata, 35 vjeçe është goditur për vdekje me mjete të forta, nga i shoqi i saj, 40-vjeçari Sokol Gjata.
Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet se shkak i krimit të rëndë është bere xhelozia nga ana e bashkëshortit të viktimës. Ndërkaq blutë e Beratit kanë shoqëruar në komisariat 40-vjecarin, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.