Festivali rinor “Rin Art”, ngjiten në skenë nxënësit e shkollave të mesme të Maliqit

Festivali rinor “Rin Art” vijoi natën e tretë të tij me shfaqjen e nxënësve të shkollave të mesme të Bashkisë së Maliqit.
Në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” gjimnazistët performuan në këngë, kërcim, interpretim, dhe sfilatë.
Koordinatori i festivalit, Mario Çaçi, vlerësoi pjesëmarrjen dhe nivelin e përgatitjes artistike të gjimnazistëve të Maliqit, ndërsa nxënësit shprehën emocionet e tyre për pjesëmarrjen në një skenë që u jep zë dhe besim në vetvete.
“Të rinjtë kanë nevojë për të tilla aktivitete sepse ka shumë talente nëpër shkolla. Janë aktiviteti që i japin një spunto çdo talenti për ta vazhduar dhe avancuar talentin”, tha Çaçi.
Nënkryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë Mimoza Shuli, theksoi rëndësinë e investimit në artin dhe energjinë e të rinjve si garanci për një të ardhme më të mirë.
“Nuk ka më bukur se të mbështetësh të rinjtë dhe talenti e tyre”, tha Shuli.
Festivali do të vijojë me shfaqjen e nxënësve të Kolonjës dhe do të kulmojë me finalen e madhe, ku do të ndahen edhe çmimet.
Gazetare: Eftjola Fili
/rtsh.al/