E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohen Pashket ortodokse

Mesnatën e kaluar është mbajtur mesha e shenjtë e Pashkëve në kishat ortodokse në Shqipëri.

Në Katedralen ortodokse të Tiranës kryepeshkopi Anastas ka mbajtur meshën për besimtarët që ndoqën ceremoninë.

"Duke kremtuar Pashkën ftohemi në një lëvizje vetjake për të dalë nga mëkati që shpesh është i vështirë për tu dalluar. Në kohët e sotme do të thotë largim nga korrupsioni e gënjeshtra, paligjësia e mashtrimi, të cilat ndotin në forma të ndryshme çdo shtresë shoqërore", tha në fjalën e tij kryepeshkopi Anastas.

Pashkët simbolizojnë edhe thelbin e krishtërimit, ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Meshat e shenjta janë mbajtur në të gjitha kishat ortodokse të Shqipërisë. Besimtarët nisën ceremonitë e Pashkëve që të premten, e quajtur dhe e premtja e zezë e deri në mesnatën e djeshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›