E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Festohet Dita e Krishtlindjes në katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

PRISHTINË, 25 dhjetor /ATSH/ Dhjetëra besimtarë të besimit katolik u mblodhën në mëngjesin e së mërkurës në katedralen Shën Nënë Tereza, në Prishtinë, për të festuar Krishtlindjen. Me rituale fetare e me himne kishtare ose korale filloi ceremonia e Krishtlindjes.

Famullitari Dom Agim Qerkini ishte ai që udhëhoqi këtë ceremoni.

Në këto mesha u përcollën mesazhe paqeje e lumturie. Gjatë ceremonisë së sotme, qytetarët patën mundësi të dëgjojnë rite fetare nga Dom Agim Qerkin,i i cili në fund uroi të gjithë besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes.

“Vëllezër e motra në mbarim të meshës më lejoni edhe njëherë të shpreh urimet më të përzemërta për Krishtlindje të gjithë juve, të afërme tuaj, të gjithë besimtarëve kudo që janë”, uroi ai.

Po e njëjta meshë do mbahet edhe një herë sot gjatë orës 17:00, por në gjuhën angleze, kurse mesha tjetër pritet të mbahet në ora 18:00 në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›