E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet Sulltan Novruzi

Në një ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj, atë të sulltan Novruzit, kryetari i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, uroi të gjithë besimtarët dhe shqiptarët kudo ndodhen për sa më shumë paqe dhe begati.

Në një lidhje direkte me “Top-Channel” në programin “Goodmorning Albania”, Baba Mondi tha: “Uroj që kjo ditë e veçantë për të gjithë besimtarët të sjellë sa më shumë paqe, begati, mirësi dhe të ardhura për përballimin e vështirësive të jetës”.

”Kjo është dita e përkujtimit të Imam Aliut, dijetarit dhe shenjtorit më të madh, që luftoi ndaj diktaturës, injorancës, duke sjhellë paqe, dashuri dhe mirësi”.

Në fjalën e tij, Baba Mondi ftoi të gjithë shqiptarët, që të marrin pjesë në ceremonitë festive që zhvillohen pranë kryegjyshatës, duke nisur nga ora 10:00 në Tiranë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›