Dhe eksperimentet e saj

Me linja trupore që ka Beyoncé, nuk është për habi, ç’fardo që ajo vesh, i duket bukur.
Me një këmishë ngjyrë krem dhe pantollona të shkurtër, ajo ka kombinuar një lule në kokë dhe një palë take ngjyrë portokalli.
Të gjitha këto, janë pjesë e reklamës për markën H&M, pjesë e së cilës është bërë ylli i hitit ‘Bow Down’ që është regjistruar në Bahame, gjatë muajit janar.
“Ka qenë më shumë si regjistrim i një videoklipi, se sa i një reklame” ka thënë Beyoncé, duke konfirmuar që është pjesë e kampanjës, që lansohet në muajin maj.
Më parë, një vallëtar i këngëtares, kishte shkruan në rrjetin social, se është ‘në sesion fotosh, bashk me Beyoncé’n” ndërsa postimin e ka shlyer menjëherë./Indekonline/