E Diel, 1 Nëntor 2026

Festohet ne Tirane 66 vjetori i Clirimit te kryeqytetit



Dje ne 66 vjetorin e clirimit te kryeqytetit nga Lufta e Dyte Boterore Bashkia e Tiranes organizoi nje sere aktivitetesh perkujtimore ne kryeqytet. Sipas deshmitareve te asaj kohe lufta per clirimin e Tiranes e zhvilluar nga UNCSH-ja u realizua edhe me mbeshtetjen e qytetareve duke dhene kontributin e tyre nga me i madhi tek me i vogli gje qe tregoi edhe shembullin me tipik per pjesemarrjen e drejtperdrejte te popullit ne betejen per clirim. Per clirimin e kryeqytetit njesite e luftetareve u 5-fishuan ne numer ne krahasim me pjesemarresit dhe luftetaret qe cliruan qytetet e ndryshme te vendit. Clirimi i Tiranes 17 Nentor 1944 nga partizanet e luftes Nacional Clirimtare dhe qytetaret e thjeshte u shkaktoi humbje te medha ushtarake forcave gjermane dhe ndikoi ne terheqjen e tyre perfundimtare.

Homazhet
Me rastin e 66-vjetorit te Clirimit te Tiranes si cdo vit tjeter kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama dhe dhjeta veterane te luftes moren pjese ne ceremonialin prane monumentit te Ushtarit te Panjohur. Rama kreu homazhet e rastit duke vendosur kurora me lule ne shenje respekti ndaj deshmoreve te rene ne luften per clirimin e kryeqytetit. Ne prani te veteraneve Rama u shpreh se clirimi i Tiranes do te kujtohet gjithnje ne te gjitha kohet si nje nga betejat me vendimtare te popullit shqiptar ne Luften Antifashiste. Sipas Rames ajo lufte eshte e do te jete pjese e ndritur dhe barre e rende e amanetit te atyre qe e bene me idealizem jo per diktaturen e eger komuniste qe e pasoi por per Boten e Re te lirise barazise e vellazerimit te cilen e enderruan me forcen e pashoqe te nje deshire vetemohuese. 66 - vjet me pare Tirana qyteti yne dhe kryeqyteti i Shqiperise e i gjithe shqiptareve doli e cliruar nga Lufta e Dyte Boterore fale nje beteje te zhvilluar heroikisht me fuqine e idealit te lirise kunder nje te keqeje qe ngjante e pakthyeshme ne rrugen e nenshtrimit te botes. Sot 66 vjet me pas madje ne cdo vit e pervjetor qe shkon nderimi per te renet ne ate lufte e per veteranet e saj nuk mund te jete kurrsesi vetem nje moment ceremonial per te shkuaren. Kaq eshte jo thjesht pak po mangesisht shume sepse ne qe vijme pas kemi detyrimin ti kujtojme ngjarjet e protagonistet qe e shkruan ate histori te lavdishme ne te shkuaren duke reflektuar per lirine e vlerat e lirise ne jeten qe bejme shoqerine ku jetojme boten qe ndertojme u shpreh Rama. Kurora me lule ne monumentin e Ushtarit te Panjohur u vendosen edhe nga presidenca ne emer te presidentit te Republikes se Shqiperise Bamir Topit.

Clirimi

Veteranet kane qene vete protagoniste ne clirimin e Tiranes. Sipas tyre ata dje rikujtuan me nje nostalgji te madhe ate pjese te lavdishme te historise shqiptare te se shkuares kur shpallen kryeqytetin e Shqiperise te lire. Veteranet shprehen se beteja e clirimit te Tiranes zgjati 19 dite dhe pikerisht per ta shpallur ate te lire nga pushtimi i gjermaneve dhane jeten 127 persona shumica e tyre partizane por pa munguar edhe banoret e kryeqytetit si dhe mbeten te plagosur 327 te tjere. Ne fjalimin e tij kreu i Bashkise Rama u tha veteraneve se populli shqiptar nuk do te reshte kurre se qeni mirenjohes per ata e ato qe e bene ate lufte pa kursyer as jeten e tyre per te shpetuar Shqiperine duke e rreshtuar atdheun tone perkrah gjithe forcave te se mires kunder se keqes dhe duke u bere te gjithe brezave pasardhes nderin e pacmueshem te te qenit natyrshem pjese e nje historie te madhe qe i ben nder Shqiperise se vogel.

18 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›