Ushqimet e skaduara AKU sekustro dhe gjoba bizneseve
Lizeta Duro
Autoriteti Kombetar i Ushqimit sekuestron 3 mije litra pije freskuese dhe vaj ulliri ne subjektet ushqimore ne te gjithe vendin jashte afatit te dates se skadences. Gjobat per keto subjekte qe kane shkelur rregullat variojne nga 50 mije leke deri ne 900 mije leke. Autoriteti Kombetar i Ushqimit gjate muajve te fundit ka verejtur shume probleme ne prodhimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore ne te gjithe vendin. Sipas Rezart Kthupit drejtorit te vleresimit te riskut prane AKU nga monitorimet e kryera dhe inspektimet ne operatoret e biznesit te fushes se tregtimit te produkteve ushqimore shitjes me pakice te magazinave ushqimore shitjes me shumice dhe te prodhuesve te produkteve ushqimore ne baze te planit te punes te miratuar nga Drejtoria e Pergjithshme e AKU i cili eshte shtrire ne te gjitha qarqet e Shqiperise jane verejtur shkelje dhe ka pasur sekuestrime te produkteve ushqimore te skaduara apo te ruajtura e te tregtuara ne kushte te papershtatshme. Produktet jane sekuestruar ne subjektet tregtare ne Qarkun e Tiranes Elbasanit Lezhes Fierit Kukesit Korces Gjirokastres Vlores Durresit e Dibres. Inspektimi eshte bere ne nje sere supermarketesh te medha kompanish te prodhimit te produkteve me origjine shtazore e magazinash te cilat tregtojne mallra ushqimore me shumice.
Problematikat
1. Produkte ushqimore te importit te pa etiketuara ne gjuhen shqipe.
2. Higjiena e personelit mungonte.
3. Magazinimi i produkteve ushqimore behej ne kushte jo te mira higjienike.
4. Menaxhimi i mbetjeve nuk behej ne menyren e duhur.
5. Nuk kishte plan kontrolli per brejtesit.
6. Gjendeshin produkte qe iu kishte kaluar afati i kadences.
7. Ne disa raste te tjera operatori zhvillonte aktivitet pa u pajisur me nje licence.
Sekuestrimi
Pikerisht per problematikat e mesiperme Autoriteti Kombetar i ushqimit ka sekuestruar dhe asgjesuar rreth 3 mije litra lengje jo te sigurta te cilat konsistojne ne pije freskuese lengje limoni e vaj ulliri te cilave ose i kishte kaluar afati i skadences ose kane rezultuar te demshme pas analizave laboratorike. Nderkohe e njejta procedure pra ajo e sekuestrimit dhe asgjesimit eshte ndjekur edhe me produkte ushqimore te skaduara te ruajtura e te tregtuara ne kushte te papershtatshme te cilat mund te behen shkak per perhapjen e semundjeve te ndryshme te tilla si koka qengji qofte te paketuara sallam biskota makaronacokollata etj. Gjithashtu ne rastet e mos pajisjes me etikete ne gjuhen shqipe apo ne rastet flagrante te produkteve ushqimore me afat skadence te kaluar AKU ka marre masen e gjobes apo edhe te pezullimi te licences per disa subjekte treguese apo prodhuese te produkteve ushqimore. Nga inspektimet e kryera deri tani rezultojne pothuajse te njejtat probleme kudo.
Apeli
Drejtori i vleresimit te riskut u ben apel konsumatoreve te ndergjegjesohen duke zgjedhur ne menyre te kujdesshme produktet ushqimore qe blejne per te konsumuar. Duam te theksojme edhe njehere se mbrojtja e konsumatori eshte objektivi primar i AKU-se. Per kete arsye institucioni jone eshte duke huazuar politikat dhe mekanizmat me te mire Evropiane. Kemi vene re mungesen e kushteve te higjienes ne disa subjekte. Kemi vene re mungese te higjienes personale te punonjesve ne disa subjekte. Kemi vene re tregtimin e ushqimeve te skaduara. I kerkojme konsumatorit te tregoje kujdes te mos konsumoje ose te pakten te kontrolloje daten e skadences te ushqimeve u shpreh Kthupi. Sipas drejtorit te AKU-se ky eshte nje proces i cili ne BE ka zgjatur me vite e po vazhdon te zhvillohet me tej qe nga krijimi i Autoritetit Evropian te Sigurise Ushqimore EFSA prandaj edhe ne Shqiperi hartimi i ketyre politikave nuk mund te behet ne menyre te menjehershme.
Subjektet
Ne qarkun Tirane u inspektuan keto supermarkete CONAD Tek qendra Kristal EUROMAX Tek Q.T.U BIG MARKET K. M. Y. Masat Administrative sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences i jane lene detyra per zbatim.
Ne qarkun Elbasan u inspektuan supermarketet e meposhtme HAKO ROAD-HOUSE ECO-FOOD EL -FRIGO. Masat Administrative sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences i jane lene detyra per zbatim. Qarku Lezhe u inspektuan supermarketet e meposhtme LUCA SH.P K EURO MATI Asllan Hoti dhe magazinat ushqimore ERGI PARK VELLEZERIT MARKU.
Masat Administrative sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences pezullim licence deri ne plotesimin e kushteve te punes gjobe i jane lene detyra per zbatim. Qarku Fier jane inspektuar supermarketet e meposhtme VELLEZERIT META EURO 1 dhe magazinat ushqimore EURONUVA APOLLON. Masat Administrative sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences mbi 70 e produkteve gjobe i jane lene detyra per zbatim. Qarku Gjirokaster jane inspektuar supermarketet KACI LA FAMILIA dhe magazinat ushqimore ELKA dhe SAKO KALEMI. Masat Administrative Sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences i jane lene detyra per zbatim. Qarku Kukes jane inspektuar supermarketet e meposhtme KOVACI dhe magazina ushqimore VELLEZERIT DEDJA. Masat Administrative sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences kryesisht produkte me origjine shtazore dhe i jane lene detyra per zbatim. Qarku Korce jane inspektuar supermarketet e meposhtme ELISABETA 1 DHE 2 dhe magazinat ushqimore SOAD-BESHI dhe ERNIKA. Masat Administrative sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences i jane lene detyra per zbatim. Qarku Diber jane inspektuar supermarketet e meposhtme KUDRET CENGA dhe magazina ushqimore TOMCINI SH.P.K. Masat Administrative sekuestrim e asgjesim i produkteve te cilave u kishte kaluar afati i skadences i jane lene detyra per zbatim.
18 Nentor 2010