E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet sot Kurban Bajrami. ALSAT uron gjithe besimtaret

Myslimanet ne mbare boten kane kremtuar Kurban Bajramin. Ceremonia e kesaj feste sipas tradites islame ne Tirane ka nisur me faljen e namazit pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit. Per me shume se 60 minuta me qindra besimtare nga i gjithe vendi jane falur nen drejtim e kryetarit te komunitetit myslyman Selim Muca.

bull Kurban Bajrami festime ne qytetet e Shqiperise
bull Muslimanet Te ndertohet xhamia e re

Dita e Kurban Bajramit simbolizon paqe dhe gezim. Vete fjala Bajram do te thote kenaqesi hare. Sipas fese islame ne kete dite te zemeruarit pajtohen sepse kjo eshte dita e lumturise se perbashket me te afermit fqinjet miqte.

Rituali i Kurban Bajramit pas faljes ne xhami vazhdon me prerjen e kurbanit per ate qe ka mundesi per te treguar sakrificen. Kurbani ju falet familjeve qe jane ne nevoje gjate kesaj dite nderkohe qe festa kulmon me dreken kushtuar kesaj feste si dhe me vizitat tek te afermit.

Edlira Sulejmani Azhornuar se fundi e marte 16 nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›