Arrestohet grupi i grabitesve te motoreve ne Berat e Kucove
BERAT - Policia e Beratit ne bashkepunim me ate te Kucoves arrestuan dje kater te rinj te cilet ishin kthyer ne tmerrin e zones per shkak te grabitjeve kryesisht te mjeteve motorike. Vjedhja e nje motori u be shkak i zbulimit te ketij grupi por ata dyshohen te jene autore edhe te disa ngjarjeve te tjera te ngjashme jo vetem ne qytetin e Beratit por edhe ne zonen perreth dhe ne Kucove. Burime te policise bene te ditur se jane arrestuar ne flagrance 4 shtetas ne momentin qe ata po vidhnin nje motor Lifan 98 ne fshatin Havalias komuna Kozare. Mesohet se te arrestuarit jane shtetasit Faik Nallbani 21 vjec Eldik Maliqi 27 vjec Afrim Zhuka 25 vjec dhe Amarildo Mile 19 vjec qe te gjithe banues ne Berat. Arrestimi i ketyre shtetasve e be pasi rreth ores 2230 te se dieles ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne fshatin Havalias komuna Kozare tentuan te vjedhin motorin tip Lifan 98 me ngjyre te zeze pa targa ne banesen e shtetasit R.S. beri te ditur policia. Mesohet se ne kete zone ishin kryer edhe vjedhje te tjera. Te demtuarit kishin bere kallezimet perkatese ne polici pas ngjarjeve. Per te zbardhur dhe identifikuar autoret e ketyre vjedhjeve policia e Kucoves ishte vene ne levizje. Ne rruge operative ata kishin mundur te identifikonin autoret e dyshuar te cilet me pas i kishin vene nen survejim. Burime te policise bene te ditur se kater te arrestuarit dyshohet te jene autore te disa vjedhjeve te tjera kryesisht te motoreve automjeteve dhe banesave te ndryshme. Ata u akuzuan per vepren penale te vjedhjes se mbetur ne tentative. d.xh