Festojnë 100 vjetorin në Tiranë

Duket se 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë më shumë se nga kushdo tjetër, do të festohet nga këngëtarët, të cilët kanë shumë ftesa për të performuar në koncerte te ndryshme.
Përveç disa emrave të njohur, si: Aurela Gaçe, së bashku me motrën e saj Blerta, Sinani, Seldi dhe Poni, që janë ftuar të këndojnë në Amerikë, BW bën të ditur disa emra të njohur që do të qëndrojnë në Tiranë për të kënduar atë natë.
Në disa klube nate në Tirane, me muzikën më të mirë shqiptare me këngët që i janë kënduar Shqipërisë ndër vite, dhe hite të huaja, më 28 e 29 Nëntor do të këndojnë: Juliana Pasha, Aleksandër Gjoka, Alban Skënderaj, Kejsi Tola, Olta Boka, Pirro Çako, Era Rusi, Sidrit Bejlerin, Beatrix Ramosajn, Valon Shehun, Elton Deda, Eneda Tarifa, Kamela Ismalaj e Marsela Çibukaj. /Indeksonline/