Parashikimi i Ivanoviqit: Haradinaj kryeministër

Ish-sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën, Oliver Ivanoviq, mendon se Tribunali i Hagës do ta lirojë ish – komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinajn, dhe se më të kthyer nga Haga ai serish do të bëhet kryeministër i Kosovës.
“Për shkak të afrisë së qëndrimeve politike me kryeministrin aktual Hashim Thaçi dhe background-it të përbashkët në UÇK, pothuaj se është e sigurt se, pas kthimit nga Haga, Haradinaj do të bëhet kryeministër i Kosovës “, ka thënë Ivanoviq për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit.
Ai ka thënë se Haradinaj, pavarësisht nga vlerësimet negative për të në Serbi, është shumë i dobishëm për Thaçin.
“Tek Haradinaj, Thaçi e sheh njeriun me të cilin mund të bëjë koalicion, që do t’i siguronte qeverisje stabile edhe për disa vite. Në ndërkohë Thaçi do ta ndryshojë Kushtetutën e Kosovës , me të cilën do të forcojë pozicionin e funksionit të presidentit”, tha Ivanoviq./Indeksonline/