E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fibroza cistike dhe analiza e re e tensionit te gjakut

Ka shprese te re per ata qe vuajne nga nje forme e rralle e fibrozes cistike. Agjencia amerikane e Ushqimeve dhe Barnave miratoi ilacin e pare qe trajton shkakun kryesor te fibrozes cystike semundje qe grumbullon mukus ne mushkeri dhe organe te tjera duke cuar ne infeksione probleme te tretjes dhe vdekje ne moshe te re.

Miratohet nje ilac kunder Fibrozes Cistike

Sipas statistikave nje jete tipike me fibroze cystike zgjat jo me shume se 37 vjet.

Ilaci i miratuar dje 31 Janar eshte per pacientet me nje forme te rralle te fibrozes cystike forme qe prek rreth 30-mije amerikane mes atyre qe vuajne nga kjo semundje.

Gjeni qe shkakton fibrozen cystike u identifikua per here te pare ne vitin 1989 por shkencetareve iu desh me shume se dy dekada dhe me shume se 75 milione dollare fonde dhuruese per te zhvilluar nje ilac per trajtimin e semundjes.

Sot fale diagnostikimit te hereshem dhe nje perqendrimi te ri ne diete dhe fizioterapi 47 perqind e pacienteve me fibroze cystike mund te arrijne te mbushin 18 vjec e me shume.

FDA e ka miratuar ilacin e ri per perdorim tek pacientet 6 vjec e lart edhe pse kompania farmaceutike Vertex ka ne plan te kryeje studime per perdorimin e ilacit per paciente qe ne moshen 2 vjec.

Shkencetaret shpresojne se duke e perdorur heret ilacin e ri ata do te jene ne gjendje te parandalojne demtimin e perhershem te mushkerive. Demtimi i perhereshem i mushkerive eshte shkaku kryesor i vdekjes per pacientet me fibroze cystike.

Zbulimi i semundjeve kardiovaskulare

Nje analize fare e thjeshte mund te zbuloje nje vrases te heshtur. Te gjithe kane provuar sa here qe shkojne tek mjeku gjeja e pare eshte matja e presionit te gjakut. Por nje studim i ri tregon se matja e presionit te gjakut ne te dy krahet mund te zbuloje semundje kardio-vaskulare. Keto semundje godasin cdo vit miliona vete shpesh pa ndonje simptome

Kardiologu Oskar Garfein ne spitalin Saint Lukes  Roosevelt ne Nju Jork ka qene prej kohesh nje perkrahes i  kontrollit te presionit te gjakut ne te dy krahet. Sepse ne kete menyre ai shpetoi jeten e nje pacienti kur zbuloi se presioni i gjakut ne njerin krah ishte shume i ulet ndersa ne krahun tjeter ishte normal. Kjo e ndihmoi mjekun per te arritur ne nje diagnoze e cila po te mos ishte zbuluar ne kohe mund te kishte shkaktuar vdekjen.

Prandaj doktor Garfein  nuk u befasua kur u njoh me studimin e botuar keto dite ne revisten Lancet ku thuhet se dallimi ne presionin e gjakut ndermjet krahut te majte dhe te djathte mund te jete nje shenje e semundjeve te zemres.

Studimi zbulon se nje ndryshim me shume se 15 ne numrin sistolik qe eshte numri me i larte mund te tregoje

- Nje ngushtim te arterieve te kembeve

- Pakesim ne rrjedhjen e gjakut ne tru

- Semundje ne zemer

Kushte te tilla sjellin nje rritje 70 te gjasave per te vdekur nga goditje ne zemer ose ne tru

Shume kardiologe ne menyre rutinore ua kontrollojne pacienteve presionin e gjakut ne te dy krahet. Kjo praktike eshte me pak i zakonshme ne kontrollet e rregullta mjekesore.


Nje analize e re parashikon mbijetesen me kancer ne mushkeri

Nje analize e re per kancer te mushkerive mund te parashikojne se cilet paciente kane rrezikshmeri te larte per perseritjen e kancerit  te tyre pas operimit.  Kanceri i mushkerive eshte shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri ne Shtetet e Bashkuara si per burrat edhe per grate. 222 mije amerikane diagnostikohen cdo vit me kancer ne mushkeri.

Nje artikull ne revisten mjekesore Lancet sjell rezultatet e dy provave me te medha klinike te kryera ndonjehere mbi gjenetiken molekulare te kancerit ne mushkeri.

Studimet demonstrojne se me ane te nje analize gjenetike shkencetaret jane ne gjendje te parashikojne se cili prej tumoreve ne shkallen e hereshme te zhvillimit do te rikthehet pas heqjes me operacion.

Shpresa eshte qe kjo do ti ndihmoje mjeket te vendosin se cilet paciente me kancer ne mushkeri ne faze fillestare do te kene nevoje per kimoterapi pas operacionit dhe cilet do te mjaftohen vetem me nderhyrje kirurgjike.

Te dyja studimet arriten ne perfundimin se kjo analize mund te parashikoje me saktesi nese gjasat e vdekjes nga kanceri ne mushkeri ne faze te hereshme jane te ulta ose te larta brenda 5 vjeteve nga koha e operimit.

Nje nga autoret e studimit thote se rezultatet jane vertete inkurajuese per pacientet me  kancer te mushkerive.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›