Goditjet e heshtura ne tru prekin kujtesen

Nje goditje masive ne tru mund te lere dike te paralizuar pagoje pajete.Organizata Boterore e Shendetesise thote se te pakten 6 milione njerez vdiqen nga goditje ne tru vetem ne vitin 2008. Por jo te gjithe e dine kur kane pasur nje goditje te heshtur e cila shfaqet pa asnje simptome. Nje studim i ri tregon se goditjet e heshtura prekin me shume njerez sesa mendohej me pare. Keto goditje qe mund te shkaktojne humbjen e kujteses prekin 25 perqind te te rriturve.
Rezultatet e nje goditje jane dhimbje te dukshme si tek ky pacient qe lufton per tu ngritur nga nje karrige me rrota dhe te eci perseri.
Mpirje e papritur dobesi fizike veshtiresi ne te folur e kuptuar dhe humbje te ekuilibrit jane te gjitha simptoma te zakonshme.
Pacientet me goditje ne tru jane me fat nese arrijne te shkojne ne kohe ne dhomen ergjences per trajtimin e duhur dhe me disa terapi fizike te arrijne te rifitojne aftesite levizese qe kishin para goditjes.
Por shkencetaret kane zbuluar se nje goditje e heshtur pa simptoma te dukshme shpesh nuk diagnostikohet ose nuk trajtohet. Personat me goditje te tilla vazhdojne rutinen e perditshme pa e ditur se dicka ka ndodhur brenda trurit te tyre. Demi eshte zbuluar vetem kur pacienti i nenshtrohet nje procedure te vecante skanimi MRI aparat me ane te cilit mjeket mund te shohin Imazhe me Rezonance Magnetike te organeve te brendshme te njeriut ne kete rast truri.
Ne kete skanim pamjet tregojne se pacieni ka pesuar dy goditje ai ka dy vrima te erreta mbushura me leng. Neuro-psikologjisti Adam Brickman ne Shkollen e Mjekesise te universitetit Columbia ne Nju Jork thote se keto njolla te erreta dikur ishin qelizat e shendetshme dhe tashme te vrara nga pllakezat e gjakut.
Hippokampus - pjese tjeter e trurit - kontrollon kujtesen dhe mund te ndikohet edhe nga nje goditje e heshtur.
Kur shohim ndryshime te kujteses ne plakje zakonisht ia atribuojne moshes ose ndryshimeve funksionale apo strukturore ne hippokampus. Ajo qe zbuluam eshte se prania e goditjes ne tru lidhet edhe me funksionimin e kujteses.
Dr. Brickman dhe koleget e tij shqyrtuan nje grup prej me shume se 650 burra dhe gra 65 vjec e siper pa asnje shenje te meparshme humbje te rende kujtese. Ata iu nenshtruan skanimeve MRI te trurit dhe analizave per te matur aftesine per te thithur informacion. Studimet e meparshme kishin gjetur se ndryshimet ne madhesine e hippocampus dhe goditjet e heshtura ishin te lidhura me funksionimin e njohjes por dr. Brickman thote se ky studim verteton nje lidhje te forte mes goditjes se heshtur dhe humbjes se kujteses.
Skanimi MRI identifikoi goditje te heshtur ne 25 perqind te pjesemarresve ne studim. Shkencetaret shpresojne per te vazhduar vezhgimin e ketij grupi vitin e ardhshem per te pare nese mes tyre zhvillohen shenja te semundjes Alzheimer qe fillon te shfaqet me humbje te kujteses.