Ficxherald, vizitë në Kosovë. Diskutime për reduktimin e forcave të KFOR-it

Prishtinë, 16 shkurt, NOA - Komandanti i
forcave të bashkuara aleate të NATO-s, Mark Ficxherald, bëhet me dijeni se pasnesër
do të vizitojë Kosovën.
Është paralajmëruar se gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ai do takohet me
komandantin e KFOR-it, Markus Bentler, me të cilin do të diskutojë mbi të
ardhmen e trupave ushtarake ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.
Para dy muajsh, ai zhvilloi edhe një vizitë në Beograd, ku konfirmoi se Aleanca së shpejti do ti reduktonte me 4.500 forcat në Kosovë për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë në vend.
Konkretisht, komandanti i NATO-s për Evropën Juglindore, admirali Mark Fixherald, deklaroi në Beograd se NATO-ja do të mbajë 10 mijë trupa në Kosovë, dhe shtoi se mund të ketë reduktime të mëtejme.
Ai tha se forca e policisë së Kosovës dhe
2.500 punonjësit e policisë dhe drejtësisë të Bashkimit Evropian, gradualisht
do të marrin përgjegjësitë nga paqeruajtësit e NATO-s.
Ne kemi 28 baza në Kosovë dhe presim ti reduktojmë në 18 baza në janar dhe
shkurt. Duke i liruar disa trupa tona atje, ato do të mund të përdoren për
misione tjera, tha Fixherald gjatë kësaj vizite, gjë që pritet ta pohojë edhe
në Prishtinë.
n.e/NOA